Çifti i ri anglez që jeton në barkë

Një çift i ri anglez gjeti një mënyrë efikase jetese, larg nga zhurma e qytetit, por edhe që u kushton shumë më lirë, sepse nuk paguajnë qira.
Çifti anglez, Jack Caswell  e Gemma Caswell, braktisën banesën me qira dhe filluan të jetojnë në këtë barkë.
Ky çift mori vendim të jetojë në barkë për arsye shumë të rëndësishme. Ata duan të mbledhin paratë për të ndërtuar një shtëpi, andaj, u larguan nga banesa me qira, blenë këtë anije dhe tani bëjnë jetë modeste, megjithatë shumë interesante.
Me paratë e qirasë që duhej paguar 1000 funta, kuptuan se nuk mund t’i realizonin synimet e tyre, blerjen e një shtëpie, por tani kanë shanse të arrijnë këtë.
Jack është 29 vjeçar, arsimtar në shkollë të mesme, e Gemma po ashtu 29 vjeçe, punon në shëndetësi.
Ata tani jetojnë në afërsi të Mançesterit, në barkën me dy shtretër, bashkë me kafshën e tyre shtëpiake, breshkën Teacake dhe janë shumë të lumtur me mënyrën e re të jetesës./21Media

Back to top button