Çifti që mirëpritën fëmijën e 11-të, dëshirojnë edhe të tjerë fëmijë

 

Courtney Rogers, 36 vjeçarja nga Santa Fe, New Mexico, nëna e cila ka lindur dhjetë fëmijë në dhjetë vite dhe ka mirëpritur fëmijën e 11-të, vitin e kaluar.

Ajo u martua me Chris, në tetor të vitit 2008.

Çifti, mirëpriten fëmijën e 11-të nëntorin e kaluar dhe tashmë kanë gjithsej gjashtë djem dhe pesë vajza.

Rogers nuk ka kaluar më shumë se nëntë muaj pa qenë shtatzënë.

Madje nëna e 11 fëmijëve pranon se dëshiron më shumë fëmijë.

“Duam të kemi më shumë, duam 12 fëmijë, të bëhemi një familjë 14 anëtarëshe”, tha Courtney.

Ajo pranon të jetë kritikuar shumë për shkak se ka shumë fëmijë dhe se janë aq afër njëri tjetrit.

“Njerëzit që më pyesin se si mund të kujdesem për të gjithë fëmijët, janë kryesisht ata të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, nuk e kuptoj logjiken e tyre kur unë jam 24 orë në ditë me fëmijët e mi”, shtoi tutje ajo./21Media

Back to top button