Çifti shqiptar që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

Një burrë nga rrethina e Preshevës dhe e fejuara e tij nga Kumanova i kanë shpëtuar një aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari. Një autobus me targa nga Maqedonia e Veriut ka marrë flakë, duke marrë jetën e 46 personave. Siç raporton gazeta serbe, Nova, çifti që shpëtuan janë Lulzim Sulejmani (26 vjeç) dhe Medina Luftiu (25 vjeç).
Ndonëse kryeministri maqedonas Zoran Zaev fillimisht kishte deklaruar se në mesin e viktimave ishte edhe një person nga Presheva, ai tani ka deklaruar se çifti nga Presheva është në mesin e shtatë të mbijetuarve.
Ata kanë udhëtuar nga Stambolli dhe janë në listën e publikuar të pasagjerëve.
Kujtojmë se një autobus u dogj në autostradë rreth orës dy të mëngjesit, pranë fshatit Bosnek, në jugperëndim të kryeqytetit Sofje, ku mbetën të vdekur edhe 12 fëmijë, mes tyre edhe binjakë./21Media

Back to top button