Cila është gjëja më kosovare që ai nuk duhet të humbasë?, Ambasada kërkon rekomandime për Hovenier

 
Ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier së shpejti do të vijë në Prishtinë bashkë me familjen e tij.
Ambasada amerikane ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që ditët, javët e muajt e tij të parë këtu të jenë të paharrueshme.
Nga ambasada kanë kërkuar rekomandime për vendet që ai mund të vizitojë, kuzhinat lokale që duhet të provojë, aktivitet kulturore që ai duhet të shoh dhe se cila a është gjëja më kosovare që ai thjesht nuk duhet të humbasë.
“Derisa po presim t’i urojmë mirëseardhje ambasadorit të emëruar, Hovenier dhe familjen e tij në Prishtinë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që ditët, javët e muajt e tij të parë këtu të jenë të paharrueshme. Cilat vende i rekomandoni për t’i vizituar? Çfarë kuzhine lokale duhet të provojë? Cilat janë aktivitet kulturore që ai duhet të shoh? Cila është gjëja më kosovare që ai thjesht nuk duhet të humbasë?”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Jeffrey Hovenier është ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Emërimi i tij u konfirmua më 19 nëntor nga Senati amerikan./21Media

Back to top button