Cila është koha më e mirë për përgatitjen e turshive?

Muajt e verës na kanë siguruar perime të shijshme dhe tani ka ardhur koha për të përgatitur turshitë për dimër.
Në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, Ola Syla ka treguar se koha më e mirë për përgatitjen e turshive është nga fillimi i muajit shtator deri në përfundim të muajit.
Ndërsa, koha më e mirë për përgatitjen e ajvarit sipas Ola Sylës është muaji tetor.

Ajo gjithashtu ka folur për përfitimet shëndetësore nga konsumimi i turshive.
Për shkak të procesit të fermentimit, ato janë burime të mira bakteresh që mund të ndihmojnë në balancimin dhe ruajtjen e florës së dobishme të zorrëve./21Media

Back to top button