Cila është përkrahja e PDK-së për bujqit në Shtime
Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Shtimës, Naim Ismajli në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka treguar cila është përkrahja e PDK-së për bujqit në Shtime
“Kemi arritë të marrim edhe disa donatorë, kemi shumëfishuar subvencionin, kemi arritë që vlerën financiare ta bëjmë 300 mijë euro”, tha Ismajli.
Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media