Cila moshë është më e prekur nga anemia, si bëhet trajtimi, tregon Dr. Gashi

Specialisti i Mjekësisë Interne-Hematologjisë, Dr. Fitim Gashi ka deklaruar se anemia është një gjendje, e cila karakterizohet me zvogëlimin e eritrociteve, hemoglobinës hematokritit dhe si pasojë ka mungesë të oksigjenit në inde.
Shkaktarët
Ai ka informuar se shkaktarët e paraqitjes së anemisë janë shumë të ndryshme, duke filluar mungesa e hekurit në ushqime.
“Menstruacionet e bollshme te femrat, gjakderdhjet gastrointestinale, sëmundjet infektive, sëmundjet inflamatore, dietat e ndryshme, mungesa e hekurit, vitaminës B, acidit folik. Shkaktarët e anemive mund të jenë: Shkatërrimi prodhimit të eritrociteve, ku mund të jetë e fituar për shkak të sëmundjeve autoimune- anemia aplastike, rrezatimi, barnat dhe kemikalet si: benzeni kloramfenikoli, sëmundjet virale si hepatiti A B C, virusi epstein barr, idiopatike.”, ka treguar Dr. Gashi.
Anemia - Simptomat, Llojet, Shkaqet dhe Trajtimi - Spitali CONTINENTAL
Simptomat
Specialisti i Mjekësisë Interne-Hematologjisë për rtv21.tv ka theksuar se disa prej simptomave më të shpeshta të anemisë janë: lodhja, plogështia trupore, kokëdhimbja, rrahjet e shpeshta të zemrës, dhimbjet e barkut, problemet me fyt.
“Nëse pacienti ka këto simptoma, duhet të lajmërohet te mjeku dhe pas bërjes se analizave hematologjike përcaktohet lloji i anemisë dhe terapia adekuate në bazë të shkaktarit të anemisë. Një lloj i anemisë, e quajtur talasemia, e cila mund të jetë minor dhe major është një sëmundje trashëguese, e cila shfaqet te fëmijet dhe simptomet varirojnë nga lloji talasemisë.”, ka bërë të ditur doktori, sipas të cilit, te kjo sëmundje ndonjëherë ka nevojë që të jepen transfuzione gjaku.

Mosha
I pyetur se cila mosha janë më të prekura nga anemia, Dr.Fitim Gashi ka potencuar se mosha më e përfshirë është mosha adoleshente, te femrat, si dhe shtatzënat, me ç’rast ka informuar se për arsye nutricionale, kanë nevojë për më shumë ushqime që përmbajnë hekur.
Çfarë është anemia? Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i anemisë – Familja dhe Shëndeti
Trajtimi
Specialisti i Mjekësisë Interne-Hematologjisë, Dr. Fitim Gashi ka deklaruar se trajtimi i anemisë bëhet në bazë të llojit të anemisë.
“Së pari përcaktohet se cili lloj i anemisë. Nëse kemi anemi hipokromike, pacienti ka nevojë t’i jepen preparate të hekurit. Nëse ka anemi për shkak të infeksionit apo inflamacionit trajtimi bëhet duke u trajtuar sëmundja, e cila e ka shkaktuar aneminë. Te anemia megaloblastike preparatet e vitaminës B12, acidi folik ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.”, ka treguar Dr. Gashi, i cili ka shtuar se pacientët me kimioterapi shpesh kalojnë në anemi për shkak të marrjes së citostatikeve dhe mjeku ordinues e përcakton se kur ka nevojë pacienti që të marrë tranafuzione të gjakut./21Media
anemi – Preferenca

Back to top button