Cilat janë gabimet e Qeverisë Haradinaj?

Maloku tregon se cilat janë dy gabimet e Qeverisë Haradinaj

Duke folur lidhur me gabimet e kësaj Qeverie, Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku ka thënë se gabimi i parë është ai i ngritjes së pagave, ndërsa gabimi i dytë sipas Malokut është  demarkacioni.

Lidhur me taksën 100 për qind të vendosur për prodhimet e Serbisë, Maloku tha se është më tepër një lloj satisfaksioni moral i kësaj qeveri dhe e kryeministrit Haradinaj për t’i zhbërë këto dy gabime.

“Gabimi i parë është ai i ngritjes së pagave, që menjëherë si hyni me atë deliriumin e vetëkënaqësisë si kryeministër dhe aty u bë një gabim kardinal që sot i kemi pasojat që po reflektohen përmes grevës, ku po krijohen ripozicionime të reja se fakti që gjithë kjo tollovi rreth grevave është pasojë që njerëzit, qytetarët e rëndomtë po thonë kur i kanë ngrit rrogat qeveria pse mos mi ngrit edhe ne. Gabimi i dytë për mendimin tim i kësaj qeverie është puna e demarkacionit, na shkun huq tetë mijë hektar dhe aty ne humbëm. Taksa është për mendimin tim një lloj satisfaksioni ma tepër moral i kësaj qeveri dhe vetë kryeministrit Haradinaj për t’i zhbë këto dy gabime”, ka thënë Maloku në emisionin debatues “Click” në RTV21./21Media

 

Back to top button