Moti: Sot si pranverë
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do t’i takojnë stadit të mesëm të troposferës. Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media