Cilat janë shkaqet e problemeve në lukth, a ka raste kur kanë pasojë vdekjen, flet Dr.Telaku

Lukthi ose stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digjestiv, që është vazhdim i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshtë. Ai është një organ shumë i vaskularizuar, që furnizohet nga më shumë së 6 arterie, që dalin nga trungu celiak. Duke qenë se ka një rol mjaft të rëndësishmëm si organ i tretjes, njerëzit shpeshherë mund të kenë probleme me lukth.
Se kur një person mund ta kuptojë se ka probleme me lukth, Prof. Ass. Dr. Skender Telaku, internist dhe gastroenterolog për rtv21.tv ka treguar se simptomat e lukthit shpesh përzihen me ankesat e zemrës, pankreasit, zorrëve, idhezës.
“Me një anamnezë të mirë dhe me disa analiza mund të kuptohet se për çka bëhet fjalë”, ka bërë të ditur ai.
Internisti Telaku ka deklaruar se shkaqet kryesore që ndikojnë që njerëzit të kenë probleme në lukth janë: refluksi gastroezofageal, infeksioni mehelikobakter, dëmtimi i lukthit nga barërat e reumës.
I pyetur se kur mund të kuptohet se lukthi është pezmatuar dhe cilat janë pasojat e pezmatimit, gastroenterologu ka informuar se pasojat e pezamtimit janë helikobakteri dhe barërat e reumës. “Gastroskopia e zbulon vuajtjen e lukthit nga faktorët e lartpërmendur”, ka shtuar ai.
Dr. Telaku gjatë intervistës për rtv21.tv ka pohuar se ka raste kur problemet me lukth kanë pasojë vdekjen. “Ka, janë rastet me gjakderdhje profuze dhe ato me kancer të lukthit.”, ka bërë të ditur ai.
Internisti dhe gastroenterologu po ashtu ka folur edhe rreth thartirës në lukth. Ai ka potencuar se thartira është një produkt normal i lukthi dhe ka treguar se si largohet ajo nga lukthi.
“Ajo largohet me barëra që quhen inhibitore të pompës së protonit.”, ka shtuar tutje Dr. Telaku./21Media
LUKTHI – PORTALB
Këto janë trajtimet shtëpiake që bëjnë mrekulli për problemet në lukth

Back to top button