Cilat parti i shkuan në takim PSD-së?

Ftesës së Partisë Socialdemokrate për takim i janë përgjigjur vetëm përfaqësues nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Socialdemokrate. Pjesë e takimit janë edhe përfaqësues të disa sindikatave.
Ndërsa, munguan dy partitë më të mëdha opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Partia Socialdemokrate ka ftuar në takim partitë opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të sindikatave, që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike./21Media

 

Back to top button