Cilësia e ajrit ditën është e kënaqshme, në mëngjes dhe mbrëmje, e dobët

 

Specialisti për cilësi të ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Shkumbin Shala deklaroi për RTV21 se cilësia e ajrit sot gjatë ditës në Prishtinë është e kënaqshme. Shala tha se në mëngjes cilësia e ajrit ishte e dobët, ndërsa njëjtë do të jetë edhe në mbrëmje.

“Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull. Moti stabil, pa qarkullim të mirë ajror dhe inverzionet termike do të mbajnë përqëndrimet e ndotësve ajror më të rritura pranë sipërfaqes tokësore. Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet përreth vlerave të mira gjatë mesditës dhe te dobëta dhe shumë të dobëta sidomos gjatë mbramjes deri në mëngjes, në ditët në vijim. Vetëm në raste kur do të ketë qarkullim ajror, atëherë cilësia e ajrit përmirësohet në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.”, u shpreh Shala, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, sa i përket monitorve të cilësisë së ajrit që ndodhen në kryeqytet, nga matja e tyre doli së ajrit është i ndotur, nga mëngjesi deri afër mesditës.
Kurse, nga orën 13:00, monitorët e cilësin e ajrit treguan vlera mesatare të cilësis së ajrit në Prishtinë.

Shkumbin Shala nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës shtoi se edhe gjatë tri ditvë te ardhshmë, pra deri në ditën e mërkurë parashikohet e njëjta gjendje e cilësisë së ajrit në Prishtinë./21Media

Back to top button