Cilët janë shkaktarët e astmës?

 

Astma është një sëmundje inflamatore afatgjatë e rrugëve të frymëmarrjes së mushkërive.

Por, cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundjeje?

Në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë”, alergoimunologia Bardha Selmanaj – Bislimi, tregoi se shkaktarët e astmës janë multidiciplinorë, multifaktorial, siç mund të jenë faktorët gjentik dhe të mjedisit por, roli kryesor është trashëgimia.

Astma ndahet në bronkiale atopike dhe bronkiale joatopike, me natyrë alergjike dhe joalergjike.

Sipas mjekës, astmën me natyrë alergjike mund ta iniciojnë faktorët e jashtëm, siç është tymi duhanit, pasi kemi të bëjmë më ndotje të vazhdueshme të ajrit.

Ndër të tjera janë dhe pluhrat e polenit, gjithashtu dallohen polenet e ulëta dhe të larta të cilët njihen si shkaktarë të astmës./21Media

 

Back to top button