Cili është roli të cilin nuk e pëlqeu aspak ta luaj Will Smith?

Aktori i njohur amerikan, Will Smith së fundmi tregoi se cili është roli të cilin e ka luajtur me më pak dëshirë.
Smith si fillim e mohoi në momentin kur iu parashtrua pyetja por, më pas tha se para 22 vjet ka qenë një rol të cilin e ka pranuar por, nuk është se e luajti me shumë dëshirë.
Aktori tha se në filmin ‘Wild Wild West’ nuk mund ta shihte vetën në atë rol.

Më pas u pyet edhe për rolin më të mirë të cilin e luajti dhe e e menjëhershme ishte përgjigja e tij ku tha se, ‘Pursuit of Happyness’ dhe ’Men in Black’ janë ndër dy rolet të cilat i pranoi me dëshirë.


Kujtojmë se, Will Smith ka qenë i nominuar pesë herë për “Golden Globes Awards”, dy herë për “Academy Awards” dhe ka fituar katër “Grammy Awards”. Ai ka luajtur role nga më të ndryshmet, gjithashtu të gjithë filmat/serialet në të cilat ka marrë pjesë njihen si më të shikuarit./21Media

Back to top button