“Cili ishte faji i tyre? Aksidentet nuk ndodhin aksidentalisht”, drejtësi për familjen Gushi

Një fotografi familjare e familjes Gushi u vendos në mes të sheshit të Fierit.
Eduart dhe Silvana Gusho dhe dy vajzat Anastasia dhe Eva humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë më 25 qershor. Fotografia ka mbledhur rreth saj të afërm të familjes, e cila u shua në aksidentin tragjik.
Të afërmit me pankarta në duar thanë se nuk duan hakmarrje, por vetëm të drejtën e tyre.
“Kemi frikë të dalim nga shtëpia.”
“Na thoni ku kanë gabuar, cili ishte faji i tyre?”
“Aksidentet nuk ndodhin aksidentalisht.”
“Shpejtësia është thikë që pret jetë.”
“Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj.”
“Sa kushton jeta e një njeriu në Shqipëri?”
“Shpirti ynë kërkon drejtësi, si i bëhet për dhimbjen tonë?”
Këto ishin disa nga shkrimet kryesore në pankartat që të afërmit mbanin në duar./oranews

Back to top button