Cili nga projektet e Erion Veliajt në Tiranë do të përmendet gjatë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot shpalosi shumë gjera në emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” në RTV21.

Foli për dashurinë dhe dinamikën e kryeqytetit shqiptar.

Por, ai më pak fjalë sqaroi se me cilin nga projektet e tij do të permendet për kohë të gjatë.

“Besoj që kemi disa punë të mira që janë kryer në Tiranë. Sheshi, pazari, kalaja liqeni i parë, liqeni i dytë tash ën Fark, bulevardi i ri që është zgjatimi i shtyllës kurrizore të Tiranës. Pas 100 viteve me bulevardin që shkon drejt veriut me balansu pak qytetin. Kemi bërë dyzet e ca shkolla shumë të bukura”, tha ai.

Megjithatë, nëse do të zgjidhtë një ai tha se do të donte që të mbahet mend jo për punët fizike, por për mentalitetin.

“Unë them gjithmonë kur pyesin cili është projekti më i madh që e ke kry dhe presin të që të them: piramida, kopshti zoologjik a një nga këto punët më të mëdha. Unë them projekti më i madh dhe më i vështirë është 10 cm nga këtu, këtu”, tha ai duke i vënë gishtat në kokë.

Veliaj u shpreh se të gjitha punët tjera mund të rregullohen lehtë, por, mentaliteti ndryshon vetëm njëherë./21Media

Back to top button