Veliaj: Ne jemi humbës të këqinj, e trajtojmë humbjen si një tragjedi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se duhet të flasim e të mësojmë për humbjen e një beteje, humbjen e një jete. Pasi që sipas tij, jeta nuk është vetëm fitore, ka edhe humbje.

“Rrisim fëmijë që të mëndojnë vetëm si fitimtarë dhe ndërkohë jeta nuk është vetëm fitore, jeta ka edhe humbje. Ne jemi humbës të këqinj, e trajtojmë humbjen si një tragjedi shumë të madhe. Unë humba babain kur kam qenë shumë i vogël, dhe gjithë njerëzit thoshin: Ky jetimi! A thua se unë kisha bërë ndonjë faj. Humbja duhet të ishte diçka që nuk e pësoi vetëm im atë, por e gjithë familja “e veja”, “jetimi”. Pra, të qenit të pa musuar se humbja është vetëm një moment në jetë që ndoshta është i pashmangshëm”, tha Velija në emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” në RTV21.

Kreu i Tiranës me këtë rast përmendi edhe humbjen e tij në politikë nga e cila e mësoi shumë.

“Unë e shikoj në politikë kur e kam humb betejën 2009 për 14 vota në Berat. Njerëzit vinin për ngushëllim në sensin “të rroni vetë” “Të tretat, të shtatat”. Thash s’ka ndodhë asgjë ishte një supereksperiencë, madje kam mësuar më shumë prej humbjes, se prej fitorës”, tha ai duke theksuar se “duhet të mësojmë si me humb”./21Media

Back to top button