Çitaku: Ama zot Kosovës, kur ka qenë koha i ka dalë UÇK-ja

Pas publikimit të logos për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës “Kosovë ne të dalim Zot” që shënohet më 17 shkurt, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës , Vlora Çitaku.

Çitaku ka publikuar një fotografi të luftës së UÇK-së, duke thënë se atëherë ka qenë koha “për t’i dalë zot Kosovës”.

“Këta, me shumë luftëtar e luftëtare që u shkuan mbas, i dolën zot Kosovës.  Ne të tjerët, falë luftës dhe sakrificës së tyre, e qeverisim Kosovën. Herë mirë, e herë jo.  Ama zot Kosovës, kur ka qenë koha, i ka dalë UÇK”, ka thënë ajo. /21Media

Back to top button