Çitaku: Audienca e Kosovës për dialogun nuk është Vuçiq, por Washingtoni dhe Brukseli
Nënkryetarja e PDK-së , Vlora Çitaku ka thënë se audienca e Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi është Washingtoni dhe Brukseli e jo presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ajo këto komente i ka bërë përmes një postimi në Facebook.
“Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër. Tekefunidt, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as ne Vienë (marrëveshje e cila na e solli pavarësinë). Audienca jonë janë ashingtoni dhe Brukseli. Ata duhet t’i bindim se jemi serioz dhe të përgatitur. Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO.”, ka shkruar Çitaku.
Këto deklarata Çitaku i bëri pas vizitës së krerëve ndërkombëtarë , Ecobar dhe Lajçak në Kosovë./21Media