PDK e quan Kurtin gënjeshtar: Keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani

Kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se aktualisht janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Në një postim në Facebook, Çitaku e ka quajtur Kurtin populist dhe genjeshtar, pasi sipas saj këto shifra nuk janë reale.

Tutje Çitaku tha se kryeministri ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani.

”Është tashmë e ditur se populistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai. Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani. Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, ka shkruar Çitaku./21Media
Back to top button