Mustafa: Na duhet funksionim korrekt i fjalës së lirë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa duke iu referuar rasti të licencimit të Klan Kosovës, ka thënë se në Republikën e Kosovës po vendoset rend, pasi duhet funksionim korrekt i fjalës së lirë.

Mustafa ka shkruar në Facebook se secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias, me vetëdeklarim si shtetas i Serbisë, ta mohosh shtetin e Kosovës, të mposhtësh konkurentët tjerë në treg e që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”.

“Linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundërshtim me rendin kushtetues duke mashtruar dhe korruptuar gjithëçka që takoni, duhet të ndalen. Konkurenca në tregun e shërbimeve duhet të zhvillohet e barabartë dhe jo të bëhet praktikë që të mposhten konkurentët me kleçka që vijnë përmes pak biznismenve që vinë nga Serbia, madje edhe duke u sjellë në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm e vetëm që të deformohet tregu e të nxirren jashtë loje konkurentët lojal në tregun e lirë. Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjalës se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase ‘fake neës’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma”, ka shkruar ai.

Back to top button