Çitaku e quan skandaloze deklaratën e Gërvallës: Vetëm ministrat e vendeve totalitare e bëjnë këtë

Pas deklaratës së Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cila ka thënë se Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan, reagoi nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo e quajti këtë deklaratë skandaloze.

“Vetëm Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropian dhe amerikan.”, shkroi Çitaku.

Në një intervistë dhënë gazetës austriake “Der Standard” Gërvalla, ka kërkuar që Perëndimi të ndryshojë strategjinë e tij, të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan si dhe të mbajë një qëndrim më të ashpër karshi Serbisë./21Media

Back to top button