Çitaku i reagon Kurtit: Kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili theks të veçantë për liberalzimin e vizave vuri mbi punën dy vjeçare të qeverisë që ai drejton.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se kontributi i vetëm i partisë në pushtet ishte gazi lotsjellës në parlamentin e Republikës dhe sipas saj kauzat e rreme rreth demarkacionit.

“Ju dhe LVV nuk e keni votuar as pakon ligjore që i ka paraprirë këtij procesi. Njejtë nuk e keni votuar as MSA-në. Komisioni Evropian e ka dhënê rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se ju të vini në pushtet. Mos i fyeni qindra shërbyes civil të cilët kanë punuar me shumë zell e përkushtim.”, shkroi nënkryetarja e PDK-së në Facebook./21Media

Back to top button