Procesi i gjatë i liberalizmit të vizave, Kurti veçon punën e dy viteve të fundit

Qeveria e Kosovës ka nisur sot kampanjën e informimit për liberalizimin e vizave që për kosovarët do të nis më 1 janar 2023.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në platformën X ka përmendur me theks të veçantë punën që është bërë kryesisht dy vitet e fundit prej kur ai është në qeverisje.
”Pas një pritje të gjatë dhe shumë punë të vështirë, p.sh. gjatë 2 viteve të fundit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës më në fund po vjen më 1 janar. Sot, së bashku me partnerët tanë, filluam një fushatë informuese mbi rregullat e udhëtimit pa viza, për të përgatitur qytetarët tanë për atë që është në horizont”, ka thënë Kurti./21Media
After a long wait & much hard work, esp. over the past 2 years, visa liberalization for 🇽🇰 citizens is finally coming Jan. 1. Today, together w/ our partners we kicked off an information campaign on the rules of visa-free travel, to prepare our citizens for what’s on the horizon. pic.twitter.com/JUas0tbkAG
— Albin Kurti (@albinkurti) October 5, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?