Çitaku i reagon VV-së pas publikimit të videos: Shpifje, Kurti e ka lartësuar përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Vetëvendosje ka përmes të cilës thotë se janë amnistuar kriminelët serb përmes votimit në Kuvend 10 vjet më parë.

Çitaku e ka mohuar këtë duke thënë se Vetëvendosje po shpif pasi sipas saj është në panik.
“Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin. Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të

Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë. Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar. “, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka shtuar se një gjë e tillë nuk kalon.

“E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve. Ncuk. Nuk kalon.”, ka përfunduar, nënkyretarja e LDK-së./21Media

Back to top button