Çitaku: Kosova përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-ve

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, sot me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve ka uruar miqtë amerikanë.
Çitaku ka shkruar se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-ve.
”Kosova është përjetësisht mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara  të cilët kanë qëndruar pranë nesh si nëpërmjet ditët tona më të errëta dhe ato të ndritshme, ne jemi krenarë që të dy vendet tona ndajnë një lidhje ndryshe nga çdo tjetër!”, ka shkruar Çitaku në facebook.
Ndryshe, 4 korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarreve./21Media

Back to top button