Shpërthejnë bombolat e gazit, lëndohen katër anëtarë të një familjeje
Katër anëtarë të një familje kanë mbetur të lënduar sot në Velipojë, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në një hotel.
Raportohet se të lënduar kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, pronarë të hotelit, shkruan oranews.
Bombolat kanë qenë në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit, të cilat kanë shpërthyer njëra pas tjetrës.