Çitaku: Kurti të na tregojë si u katandis puna deri aty sa SHBA nuk flet më për njohje reciproke

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të sqarojë se si ka shkuar procesi i dialogut deri në atë pikë sa aleatët tanë tani po thonë se nuk është koha për njohje reciproke.
Këtë deklaratë Çitaku e ka bërë duke u bazuar në një deklarate të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se “Përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”.
“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse. Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?Duhesh me qenë tej mase amater e I padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion. Ja gjenialiteti i Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media