Çitaku-Kurtit: Fjalimet kryejnë punë në opozitë, në Qeveri duhen vepra

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku shkroi për situatën në vend, ku përmendi rritjen e çmimeve në produkte esenciale e edhe atë të rrymës.
Ajo shkroi se “qytetarët i pret dimër i vështirë” – nëse Qeveria nuk ndërmerr masa.
Në Kosovë janë rritur:

  1. Çmimet e produkteve esenciale
  2. Çmimi i rrymës
  3. Inflacioni
  4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.

E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret. Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra“, shkroi Çitaku./21Media 

Back to top button