Çitaku: Më 3 janar lindi mendja e ndritur e zemra e bardhë e kombit tonë

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku në ditëlindjen e Anton Çetës thotë se duhet të kultivohet trashëgimia që “plaku i urtë” la.
“Me 3 janar 1920 lindi Anton Çetta, mendja e ndritur e zemra e bardhë e kombit tonë. Ta kultivojmë çdo ditë trashëgiminë që na e la”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Anton Çeta lindi në Gjakovë më 3 janar 1920 dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë. Çeta ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur edhe për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90.
Muaji nëntor me vendim të qeverisë ishte shpallur muaji i Anton Çetës./21Media

Back to top button