Çitaku për ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA: Diplomat i madh

1 min read

Ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Ilir Dugollin nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku e ka quajtur patriot dhe diplomat të madh

Çitaku në një postim në rrjetet sociale tha se ka punuar me të dhe se mezi pret ta shohë Dugollin në detyrën e tij të re.

“Të gjithë miqtë e mi në Washington DC, ky është Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA. Në dy dekadat e fundit e kam njohur dhe kam punuar me Ilirin në cilësi të ndryshme. Ai është një patriot dhe diplomat i madh. Mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në detyrën e tij të re”, shkroi Çitaku.


lir Dugolli së fundmi u emërua ambasador në misionin kryesor diplomatik jashtë vendit./21Media