Kosova pjesë e ekspozitës “Expo 2020 Dubai”
192 Pavijone të vendeve të ndryshme të botës janë bërë bashkë në një vend. Po prezantojnë arritjet dhe pasuritë kombëtare në Dubai, në një hapësirë ku historia dhe e ardhmja bëhen bashkë dhe turistë nga gjitha bota mblidhen për të parë inovacionet më të reja, kulturën dhe traditat e shteteve pjesëmarrëse.
Për herë të parë këtë vit, në këtë vend po prezantohet edhe Kosova, është bërë e ditur nga MKRS.
Një pjesë e madhe e Pavijonit të Republikës së Kosovës rrëfen historinë e Kosovës përmes artit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.
Ndër të tjera ekspozita përmban koleksionin e veprave artistike origjinale të artistëve tanë më të njohur dhe artefaktet origjinale nga fondet e çmuara shtetërore, ai i Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Ekspozimi i tyre dëshmon qytetërimin e lashtë të vendit tonë ndërsa vazhdon me të ardhmen, ku shfaqen xhudistët olimpik e artistët me famë botërore, si Rita Ora, Dua Lipa, Shkëlzen Doli e shumë të tjerë.
Ndërtimi dhe funksionalizimi i Pavijonit u mundësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe organizimi i Pavijonit të Kosovës u arrit pas një koordinimi ndërministror, nën administrim të MINT./21Media