Çitaku- Qeverisë: Ndarja e pushteteve s’është kërcënim, mendësia totalitare po

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se partia në pushtet po e sheh si kërcënim ndarjen e pushteteve në Kosovë.

“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim. “, ka shkruar ajo në Facebook.

Çitaku ka akuzuar qeverinë për mendësi totalitare.

“Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambiciet, e ndonjëherë edhe dëliret e politikanëve të papërgjegjshëm.
Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është.”. ka përfunduar ajo.

Kurti së fundi ka marrë kritika për mbrojtjen ndaj ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili akuzohet për korrupsion. E për këtë Kurti ka akuzuar prokurorinë.

Në anën tjetër edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi sërish sot ka mbrojtur Krasniqin duke thënë se mëkati i tij i vetëm është se i solli përfitime kompanisë që ai drejtonte./21Media

Back to top button