Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, i bëjmë thirrje Kurtit që të reflektoj

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të 21-të të konstituimit të Kuvendit i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit nga kjo konferencë që të reflektoj.

Sipas saj qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë.

“Asgjë të re nuk pamë, Kosova dhe Institucionet e saj vazhdojnë të mbesin peng i kryeneqëisë së kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti edhe nga kjo konferencë këtu i bëjmë thirrje, i bëjmë ftesë që të reflektoj, qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, qytetarët e Kosovës kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja të cilat do duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve. Fatëkeqësisht asgjë nuk është duke ndodhur, i bëjmë edhe njëher apel që të reflektoj që të ecim tutje, faleminderit shumë dhe kërkoj falje që nuk po kemi lajme ma të mira me ju dhanë”, tha Çitaku. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button