Çitaku: Raporti me SHBA dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes.
Në një postim në Facebook Çitaku thotë se çfarëdolloj mospajtimi duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik.
Ajo tutje ka thënë se fatkeqësisht, kanë parë edhe eksponentë të lartë të qeverisë duke shkarravitur në rrjete sociale parulla të turpshme kundër aleatëve.

“Raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes. Duhet treguar maturi, seriozitet dhe parashikueshmëri. Çfarëdolloj mospajtimi duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik.
Fatkeqësisht, kemi parë edhe eksponentë të lartë të qeverisë duke shkarravitur në rrjete sociale parulla të turpshme kundër aleatëve. Aleancat duhen mirëmbajtur e ushqyer vazhdimisht. Tani jetojmë në epokën e ndërvarësisë dhe aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media
Back to top button