Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Rozeta Hajdari ka zbatuar urdhërat e Kurtit, s’ka bërë asnjë hap pa dijeninë dhe aprovimin e tij

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Çitaku ka thënë se Rozeta Hajdari nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e Kryeministrit Albin Kurti dhe se ajo vetëm ka zbatuar urdhrat e tij.

“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”,  ka shkruar Çitaku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button