Çitaku: Shumë paqartësi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se plani evropian që u dakordua dje ndërmjet kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë ka shumë paqartësi.
Sipas saj, njohja nuk përmendet dhe thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin.

“E vetmja gjë eksplicite në marrëveshjen e mbrëmshme është që palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marëveshjeve paraprake, dhe se dialogu do të vazhdojë. Njohja nuk përmendet, në fakt në preambulë të marrëveshjes thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin dhe çështje tjera fundamentale”, ka shkruar Çitaku.


Çitaku gjatë ditës së djeshme në një sërë reagimesh ka thënë se kryeministri Kurti ka pranuar  themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./21Media

Back to top button