Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku thotë se PDK s’bashkëqeveris me VV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti është e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e qeverisë se re.

Çitaku për Nacionalen ka thënë se PDK-ja do t`i respektojë të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore për këtë proces.

Ajo u pyet nëse PDK do hynte në koalicion me VV nëse do t’i ofrohej pozita e kryeministrit, dhe për një gjë të tillë Çitaku tha se nuk ka asnjë mundësi të tillë.

”Për ne kjo nuk është një betejë për pushtet, dhe nuk është një përpjekje e jona e dëshpëruar për të marrë një pozitë në ekzekutiv. Kemi hyrë në zgjedhje me një program të qartë, dhe atë program mund ta zbatojë Bedri Hamza duke qenë kryeministër me një shumicë e cila e sheh Kosovën dhe përjeton Kosovën njëjtë si ai. Nuk shohim asnjë mundësi, as edhe me kushtin që Hamza të jetë kryeministër që të bashkëqeverisim me Vetëvendosjen”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button