Çitaku tregon “mënyrën më të mirë” për t’iu kundërvënë rolit të Rusisë në Ballkan

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në “Click” të RTV21 ka komentuar ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, teksa, shtoi se duhet kujdes të shtuar.
Çitaku gjithashtu tregoi “mënyrën më të mirë” për t’iu kundërvënë rolit të Rusisë në Ballkan.
“Kosova është një rast më specifik unë do doja të them se mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë rolit të Rusisë në Ballkan është nëse 5 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk na kane njohur të na njohin”, tha Citaku./21Media

Back to top button