FUTBOLL: Kosova vazhdon përgatitjet
Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore nën urdhërat e përzgjedhësit të ri, Allan Zhires, para miqësores ndaj Burkina Fasos. Skuadra ka punuar kryesisht në aspektin tekniko-taktik, teksa futbollistët kanë bërë edhe disa vrapime të lehta. Gjatë ditës, ftesën për t’iu bashkuar ekipit për dy ndeshjet e marsit e ka marrë edhe futbollisti Lumbardh Dellova, i cili zëvendëson Emir Sahitin e lënduar. “Dardanët” do të zhvillojnë edhe një tjetër seancë stërvitore të mërkurën, para ndeshjes ndaj Burkina Fasos që zhvillohet të enjten./21Media