Çitaku vizitoi familjen e ish-presidentit Thaçi

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka qëndruar për vizitë në familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçi me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit kombëtar.
Ajo me këtë rast u takua me babanë e ish-presidentit, Haxhi Thaçi.
“Në këtë ditë të madhe, baca Haxhi na priti në odë. Si gjithmonë, krenar. Krenar me të birin dhe shokët e tij. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po përballën me betejën e fundit për ne, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Kanë me u kthye fitimtarë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”./21Media

Back to top button