Çitaku VV-së: Uroj që të mos udhëheqni me arrogancë

 

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku,  e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhjet e parakohshme parlametare.

Por, pati edhe një porosi për ta.

“Kosova shembullore sërish! Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën. Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë.  Kemi me ju mbajtë për fjale. “, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërkohë lavdëroi PDK-në për pranimin e rezultatit.

“Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet.Standardet vendosen çdo ditë.”, përfundoi Çitaku/21Media

 

Back to top button