City dhe Liverpooli në garë për shokun e Rrahmanit te Napoli

Sipas raportimeve të fundit, dy rivalët anglezë, Manchester City dhe Liverpooli si duket përveç futbollit do të përballen edhe në tregun e transferimeve.

Bëhet fjalë për yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, për të cilin kampioni anglez, City dhe Liverpooli janë të interesuar në shërbimet e tij.

Që prej kalimit nga Dinamo Batumi te Napoli, Kvaratskhelia është duke kaluar nëpër momentet më të mira të karrierës, ku vetëm në Serie A ka arritur të regjistrojë pesë gola dhe pesë asistime në 10 paraqitje.

Këto paraqitje tani kanë kapur vëmendjen e top skuadrave evropiane, ku City dhe Liverpooli thuhet se do të përballen kokë më kokë për nënshkrimin e Kvaratskhelias.

Vlera momentale e Kvaratskhelias në treg sipas “Transfermarkt” është 35 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button