City kërkon finalen e FA Cup

Sot me fillim nga ora 17:45 stadiumi “Wembley” do jetë nikoqir i ndeshjes së parë të gjysmëfinales së FA Cup mes Manchester Cityt dhe Sheffield United.

City arriti gjysmëfinalen e FA Cup për të pestin sezon me radhë pasi që eliminoi Burnleyn në raundin e fundit duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:0.

Në anën tjetër, Sheffield United e mposhti 3:2 skuadrën e Blackburn në çerekfinale, për të arritur gjysmëfinalen e parë pas nëntë vitesh pritje.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të vitit 2021, ku asokohe City e mposhti Sheffield United me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqitet Nathan Ake, kurse te Sheffield United mungojnë Brewster, Doyle, McAtee, Norrington-Davies, O’Connell dhe Osborn.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Manchester City (3-2-4-1): Ortega; Stones, Dias, Laporte; Lewis, Rodri; Mahrez, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland.

Sheffield United (3-5-2): Foderingham; Ahmedhodzic, Egan, Robinson; Baldock, Berge, Norwood, Fleck, Lowe; McBurnie, Ndiaye.

Back to top button