City merr kreun e Premier Ligës, fiton edhe United

Manchester City ka rrëmbyer kreun e Premier Ligës pas fitores 2-1 në udhëtim përballë Fulhamit në xhiron e 34 të kampionatit anglez.

Skuadra e Pep Guardiolas gjeti epërsinë e parë pas vetëm tre minutave lojë përmes Erling Haaland, por vendasit reaguan shpejtë duke barazuar rezultatin në minutën e 16’ me golin e Carlos Vinicius.

Por, kampionit aktual tre pikë të plota dhe shumë të rëndësishme në luftën për titull ia siguroi Alvarez me golin e tij në minutën e 36-të.

Me këtë fitore, City merr kreun e tabelës me 76 pikë, një më shumë se Arsenali, por citizens kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fitore të madhe mori edhe Manchester United që po lufton për top katërshen e Anglisë duke e mposhtur Aston Villan në “Old Trafford” me rezultat 1-0.

Golin e vetëm për “Djajtë e kuq” e realizoi Bruno Fernandez në minutën e 39’.

United ka tani 63 pikë në pozitën e katërt.

Back to top button