City mposht Wolvesin me tre golat e Haalandit, presioni mbi Arsenalin

Manchester City ka arkëtuar tre pikë të reja në Premier Ligë duke e mposhtur Woverhamptonin me rezultat 3-0 në “Etihad Stadium”.
Njeriu kryesor i skuadrës së Pep Guardiolas ishte sulmuesi Erling Haaland i cili realizoi të tre golat.
Sulmuesi norvegjez ishte i pandalshëm tek sa realizoi në minutat 40’, 50’ dhe 54’ për t’i dhënë skuadrës së tij një fitore shumë të rëndësishme.
Me tre pikët e reja, City tashmë ka 45 sosh, vetëm dy më pak se Arsenali që pas pak do të ballafaqohet me Manchester United.

Back to top button