City mposhti lehtësisht Arsenalin dhe i ofrohet në dy pikë

Manchester City është treguar skuadër shumë e fuqishme për Arsenali në stadiumin “Etihad” duke shënuar fitore me rezultat të pastër 4-1.

Skuadra e Pep Guardiolas u tregua superiore ndaj asaj të Mikel Artetas duke nisur që nga minuta e parë e ndeshjes e deri në fundit e saj.

Ishte mesfushori Kevin De Bruyne ai i cili shkëlqeu në këtë ballafaqim që javës së 33-të., duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Reprezentuesi belg realizoi në minutat 7’ dhe 54’, kurse dy golat tjerë u realizuan nga Stones dhe Haaland.

Për Arsenalin, golin e vetëm e realizoi Holding katër minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, City i ofrohet në vetëm dy pikë Arsenalit, derisa ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, kurse kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në përfundim të Premier Ligës.

Back to top button