Zekaj: Kemi një interferim të politikës në sistemin e drejtësisë

Avokati dhe njohësi i çështjeve ligjore, Yll Zekaj sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se me thirrjen e debateve në Kuvend për të diskutuar për çështjet ligjore është mendësi e cila nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit ashtu siç e garanton edhe Kushtetuta e Kosovës.

“Sot ne kemi në Kuvendin e Kosovës kemi një interferim të politikës në sistemin e drejtësisë, një përzierje të kompetencave ndërmjet pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Sot ne pamë tërë ditën në Kuvend një mesazh shumë të keq drejtuar organeve të drejtësisë, mesazh i cili lë të nënkuptojë se çdoherë që prekën të preferuarit e një partie politike apo tjetre ju nuk jeni të lirë ta kryeni punën tuaj”, tha Zekaj.

Seanca e  sotme është thirrur për të debatuar lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i ka përballur me debate të ashpra pushtetin e opozitën./21Media

Back to top button