​City përballë Realit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Do të jetë Manchester City skuadra që do të ballafaqohet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Anglisë barazuan në ndeshjen kthyese me rezultat 1-1, ndërsa e kishin fituar ballafaqimin e parë me rezultat 3-0, duke vazhduar kështu tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Haaland realizoi për Cityn në minutën e 57’, ndërsa shifrat i barazoi Kimmich në minutën e 83’ nga penalltia.

Në gjysmëfinale, City do të ballafaqohet me Real Madridin.

Back to top button