Krasniqi: Zhgënjyese të kemi akoma reagime nga ndërkombëtarët që na kujtojnë t’i kryejmë detyrat tona

Duke diskutuar lidhur me numërin e seancave që janë shtyrë ose janë pamundësuar që të zhvillohen për shkak të mungesës së deputetëve në sallën e Kuvendit, Albert Krasniqi nga Demokracia Plus në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se është zhgënjyese që të kemi akoma reagime nga ndërkombëtarët, që na kujtojnë t’i kryejmë detyrat tona.

Krasniqi ka thënë se shumë prej reformave për integrimin tonë në Bashkimin Evropian ngecin duke mos i kryer punët Kuvendi i Kosovës.

Një numër i seancave janë shtyrë ose janë pamundësuar që të zhvillohen për shkak të mungesës së deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës. Po ajo që e karakterizon këtë përbërje të Kuvendit është mungesa e shpeshtë e deputetëve të shumicës. Lëvizja Vetëvendosje ka 56 deputetë, nga 58 sa kishte vitin kur fitoi zgjedhjet dhe me partitë e komuniteve pakicë jo serbe mund ta bëjnë kuorumin. Por sot, sërish nuk u mbajt një seancë. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca u ndje i zhgënjyer.

Një reagim sot e kishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadori Tomas Szunyog. “Dëshpëruese që Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar që të mbajë seancën plenarë për shkak të mungesës së deputetëve. Deputetët duhet të bëjnë prioritet punën në Kuvend meqë janë zgjedhur nga qytetarët që të kryejnë rolin e tyre të ligjvënësit. Ambasasori ka kërkuar një mekanizëm që do të siguronte pjesëmarrjen dhe votimin e deputetëve”, ka thënë Szunyog./21Media

Back to top button